970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Departamenti amerikan del edhe me komunikatë: Veprimet e Kosovës ishin në kundërshtim me këshillat e ShBA-së e evropianëve

Departamenti amerikan del edhe me komunikatë: Veprimet e Kosovës ishin në kundërshtim me këshillat e ShBA-së e evropianëve

Departamenti i Shtetit e ka publikuar tashmë në faqen zyrtare reagimin në lidhje me zhvillimet në very të vendit, duke “dënuar ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës”.

Në reagimin e DASh-it, thuhet se veprimet e Kosovës ishin në kundërshtim me këshillat e ShBA-së dhe partnerëve evropianë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, ShBA thekson se këto veprime kanë përshkallëzuar situatën, derisa i bëhet thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta ndryshojë “kursin”.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin.” – thuhet në reagim.

Ndërkohë, më herët, sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, reagoi ashpër në lidhje me zhvillimet në veri, madje, duke u shprehur se “dënojnë fuqishëm” veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka etiketuar kryeministrin Albin Kurti, duke i bërë thirrje t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”
– u shpreh ai.

Related posts