970×90
970×90

Dënohet me 3 vjet burg personi i cili goditi për vdekje dy vajzat tek Rruga B

Dënohet me 3 vjet burg personi i cili goditi për vdekje dy vajzat tek Rruga B


Luftrim Musaj është dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burgim për aksidentin tek Rruga B, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy gra.

Familjarët e njërës prej viktimave kanë thënë për Gazetën Insajderi se vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës është skandaloz.

“Në aktgjykimin me datë 04.03.2019 ndaj të gjykuarit Luftrim Musaj djali që e ka shkaktua aksidentin te “Rruga B” ku janë shtyp dy vajza që të dyja kanë vdek, sot është dënuar me vetem 3 vjet e 6 muaj burgim besoj që është skandaloze”, ka thënë vëllai i njëres prej viktimave.

Insajderi ka kontaktuar edhe gjyktën mirëpo ende nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Aksidenti kishte ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar ku si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën një 30-vjeçare dhe 23-vjeçare.

Related posts