970×90
970×90
970×90

Ja pse luftuam në Kumanovë

Ja pse luftuam në Kumanovë

Nga: Demë Shehu

Kreshnikët e Dardanisë të cilët Luftuan në Betejen e Lagjës së Trimave, ishin betuar se në Ilirid do vinë si drita e një feneri të madh që t’i nxjerrin shqiptarët nga errësira e pushtetit fashist të gruevizmit,të cilët ishin përcëlluar nga flakët e padrejtësisë përvëluese.
Neve erdhem si një “Agim në fund të një nate të gjatë të robërimit”
Edhe pas shumë sakrificave sublime, shqiptarët ende nuk janë të lirë.
Jeta e një shqiptari është ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe nga zingjirët e diskriminimit.
Shqiptarët akoma vazhdojnë të jetojnë në një ishull varfërie,në mes të një oqeani me diskriminim.
Shqiptarët akoma vazhdojnë të brengosen në qoshe të shoqërisë dhe e ndjejnë veten e tyre si të jenë të mërguar në trojet Ilire-Arbërore-Shqiptare!
Do të ishte fatale sikur pseudolideret aktual t’a tejkalonin urgjencën e momentit,sepse vorbulla e revoltës do t’i tundë themelet e këtij vendi,deri në ditën ku drejtësia,liria dhe barazia në çdo sfer do të rilindin për shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Shqipërisë.
Shqiptarët, kurrë nuk kanë kërkuar që t’a kënaqin etjen për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes.
Shqiptarët kurrë s’e kanë ngrirë përpjekjen e tyre në sferën e lartë të dinjitetit dhe disiplinës.
Me emër të Zotit Shqiptarët do të ngriten në lartësinë madhore dhe me një trimëri tē rrallë durimi,do t’a bashkojnë forcën fizike me forcën shpirtërore dhe Idealin tonë të Shqiptarisë do t’a ngritin në Piedestal!
Disa prej nesh këtu, kemi kaluar sfida dhe vuajtje të mëdha që nga fëmijëria,ku në atë kohë,kërkimi për liri na ka lënë të dërmuar nga stuhia e persekutimeve dhe na ka lënë të dërmuar e të traumatizuar nga era e brutalitetit të policive dhe ushtrive sllave.
” NEVE JEMI VETERANËT E VUAJTJES KRIJUESE ”
Duhet të besojmë se vuajtjet e pamerituara janë shpenguese.
Nuk duhet që të zhytemi në lëndinën e dëshpërimit.
Edhe pse po përballemi me vështirësitë e të sotmës dhe të nesërmes ,neve duhet që të gjithë së bashku të ruajm unitetin Kombëtar dhe faktorizojmë Shqiptarizimin e Ballkanit!
Ky Vend ,i cili është i djersitur me nxehtësinë e padrejtësisë,së shpejti do të fillon të djersinë nxehtësinë e shtypjes,do të transformohet në një Oazë Lirie dhe Drejtësie.
Kjo është shpresa,besimi dhe ëndrra ime ,për të cilën kam rrugëtuar dhe jam orvatur së bashku me shokët e mi Atdhedashës.
Me këtë besim do të jemi në gjendje t’a kthejmë malin e dëshpërimit në një gurë shprese.
Me këtë besim do të jemi në gjendje t’a transformojmë dis-harmoninë në një simfoni të bukur.
Kjo ishte shpresa,besimi dhe ëndrra ime ,për të cilën kam rrugëtuar dhe jam orvatur së bashku me shokët e mi Atdhedashës.
Ju betohem në Fjalën e Nderit,Besën Shqiptare dhe në Gjakun e Shenjtë të Dëshmorëve të Atdheut,se jeta ime,deri në frymën e fundit, do t’i përkushtohet Çlirimit të Tokave Shqiptare dhe bashkimin e tyre me Nënën Shqipëri.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut,
Zoti e bekoftë Nënën Shqipëri,
Zoti e bekoftë Amerikën!

Related posts