
Demë Shehu i cili është i dënuar për rastin e “Lagjēs së Trimave” në Kumanovë e që gjendet në vuajtje të dënimit në Shutkë, ka falënderuar një polic shqiptar që ia ka shpëtuar jetën në natën e kombshme të 9 e 10 majit të vitit 2015, ku u vranë 10 e u arrestuan mbi 30 shqiptar të Kosovës e Maqedonisë.
‘Dua ta falënderoj publikisht një polic Shqiptar, i cili me shpëtoj nga ekzekutimi në lagjen e trimave, ka shkruar Shehu.
Natën e 9 majit, afër ambulantës ku qëndronin autoblindat, një polic sllavomaqedon kërcej nga autoblinda me pistolet në dorë dhe deshi të me ekzekutonte në asfalt me plumb në kokë, aty i doli para një polic Shqiptar, i cili qëndronte pranë nesh dhe ia kapi pistoleten duke më mbrojtur me jetën e tij, u përlesh me policët sllavomaqedon dhe u bë mburoja jonë.
Nuk e njoh si duket, nuk e di as emrin e mbiemrin e tij. E di vetëm që ishte Shqiptar me kuptimin e plotë të fjalës dhe e sakrifikoj jetën e tij duke e mbrojtur jetën time.
Gjitha këto vite, çdo ditë e kam menduar atë skenë dhe jam interesuar ta kuptoj se kush është ai Hero, i cili i doli plumbit në ballë duke e mbrojtur jetën time.
Vëlla i dashtun, e paç bekimin e Zotit kudo që të jesh! (Demë Shehu).