
Demaliaj gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se ka reaguar ndaj listave të publikuar të veteranëve, pasi sipas tij me këtë rast është fyer babai.
“ Unë kam folur për listat e publikuara për veteranët. Unë kam reaguar pasi në këto lista është future babai im, dhe normalisht që jam ndi i fyer edhe kam reaguar”, ka thënë ai.
Demaliaj ka thënë se prokurori Blakaj e ka fyer babain pasi e ka futur në listat e “veteranëve mashtrues”.
Demaliaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të tij ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj. Deputeti kishte fyer dhe kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj në media. Demaliaj kishte thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.