Kandidati i LDK-së për deputet, Frashër Demaj ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka qenë me trup në LDK e me mendje në Vetëvendosje.
Demaj në Pressing të T7 tha se Osmani e Kurti kanë ngjashmëri ideologjike.
Në anën tjetër, analisti Jusuf Thaçi tha se Kurti e Osmani nuk kanë ngjashmëri madje ata nuk janë as pjesë e një subjekti politik përkundër që kanë garuar me listë të përbashkët në zgjedhje.
“Rugova thoshte na duhet një shumicë solide thoshte, janë deklaratat e incizuara, por jepni edhe të tjerëve se kështu i kontribojmë demokracise”, tha Demaj.
“Rasti nuk është i njëjtë sepse zotri Kurti dhe zonja Osmani as nuk janë pjesë e një subjekti politik përkundër që kanë garu me një listë të përbashkët, as nuk kanë ngjashmëri ideologjike”, e kundërshtoi Thaçi.
Demaj shtoi se diskursi i tyre i komunikimit është i njëjtë, veçse Kurti sipas tij, ka bërtitur më shumë se Osmani.
“Ngjashmëri ideologjike kanë, si nuk kanë. Vjosa ka qenë më trup në LDK me mendje në VV, shikoje diskursin e komunikimit, veç ndoshta Albini ka bërtit më shumë”, tha Demaj.