Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefja e BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova, kanë nisur një seri të re takimesh me zyrtarë të lartë të vendit. Krejt kjo me qëllim arritjen e një konsensusi për t’i dhënë epilog marrëveshjes me Malin e Zi.
Në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, aktualisht kanë shkuar Delawie, Apostolova, Fatmir Limaj, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.
Siç mëson Gazeta Express, po synohet që të arrihet një konsensus për çështjen e Demarkacionit dhe po ashtu se cili raport të hiqet nga votimi.
Seanca e cila dështoi të nis sot për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë- Mali i Zi, do të vazhdojë nesër nga ora 10:00.
Veseli deklaroi sot para gazetarëve se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje./Express