Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për një seancë të re plenare, ku më këtë rast do të përzgjedhin gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
E lidhur me këtë përzgjedhje ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga deputetët, që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës por që të jenë juristë të mirë.
Delawie ka kërkuar gjithashtu në përzgjidhje të diversiteti i vendit.
‘Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra,’ ka shkruar Delawie./gazetametro.net