Policia ka arrestuar tashmë tre persona të dyshuar si vrasësit dhe Jurgen Kurtit një javë më parë duke iu bllokuar atyre edhe armë zjarri, fishekë dhe një sasi të konsiderueshme parash.
Të tre të arrestuarit që dyshohet se janë bashkëpunëtorë të një personi të katërt kanë pranuar në polici krimin, por nuk kanë dhënë identitetin e personit që ka porositur vrasjen.
Madje, ata kanë shpjeguar edhe se si u përgatit ekzekutimi i Jurgen Kurtit, ndërsa mendohet se për vrasjen e Jurgen Kurtit janë paguar rreth 30 000 euro.
Të ndaluar për vrasjen e Jurgen Kurtit
-Esli Levendi 21 vjeç
-Alesio Berberi 33 vjeç
-Olsi Qalliaj, 22 vjeç. /albeu.com/