![Del një delfin i ngordhur në Vlorë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/7043E638-F472-4C24-B5E7-CCA7CF85C008.jpeg)
Një delfin rreth 500 kg, me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç, është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër në Vlorë.
Dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga elika.