
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendojse, Dejona Mihali, ka reaguar pas ndërprejes së tubimit të partisë në pushtet në Komunën e Skenderajt.
Kryeministri Kurti u prit me brohoritje “Thaçi, Thaçi” e “Albin hajni”, ndërsa pati edhe hudhje të mjeteve piroteknike në drejtim të shtëpisë së kulturës ku edhe po mbahej tubimi.
Pas përfundimit të tubimit, Dejona Mihali i ka “dërguar mesazh” Sami Lushtakut.
“E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj. Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat”, thuhet në postimin e Mihali në Facebook.
Në tubimin e VV-së në Skenderaj është nevojitur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës, të cilët sipas raportimeve kanë përdorur edhe sprej.