970×90
970×90
970×90
970×90

Deda e Haxhiu vazhdojnë përplasjen për propozimin e VV’së për rrëzimin e Qeveris

Deda e Haxhiu vazhdojnë përplasjen për propozimin e VV’së për rrëzimin e Qeveris

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje dhe Ilir Deda nga Alternativa, deputetë të Kuvendit, po vazhdojnë përleshjet përmes rrjeteve sociale, lidhur me atë që ndodhi në mbledhjen e partive politike të thirrur nga VV’ja, shkruan Gazeta Metro.

Fillimisht ishte Haxhiu ajo që kritikoi Dedën duke thënë që ai nuk e kaloi letrën e nënshkrimeve te përfaqësuesit tjerë në tavolinë, fletë në të cilën sipas saj, po nënshkruheshin subjektet për të kërkuar që Haradinaj ta provojë me votëbesim që i ka numrat për të qeverisur.

Ndaj kësaj reagoi Deda i cili tha që letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim dhe që nuk pati interesim nga partitë për të dhënë nënshkrimet aty. Madje ai e quajti propozimin e VV’së ‘dokument-diktat’.

“Ja edhe unë po reagoj ndaj “kundër-reagimeve”. Për Albulenën: Letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pse nuk pat interesim të nënshkruhet nga partitë politike dokumenti-diktat nuk është pyetje për mua. Fakt lehtë i verifikueshëm nga mediat – të gjitha ishin prezente.

Për Zyrën e Presidentit: sa që humbni kohë të shpikni inate personale, lexojeni edhe njëherë Komentarin e Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson Thaçin – apo cilindo që mund të ishte President i Kosovës – të negociojë me Serbinë pa mandat të qartë të Kuvendit të Kosovës”, shkroi Deda.

Ndërkohë, Haxhiu tha që nuk i është bërë diktat askujt, por letra ishte thjesht propozim.

“Asnjë diktat nuk i është bërë as Ilirit as askujt tjetër, deklarata ishte propozim, dhe si e tillë u paraqit. Iliri u shqetësua shumë kur e mori deklaratën, që kërkonte dorëheqjen e qeverisë.

Pse ky shqetësim nga një “opozitar”? Arsyet pse ai e quan një propozim si diktat, mund të jenë të lidhura me faktin që vazhdon mos të ketë guximin të kërkoj dorëheqjen e kësaj qeverie, duke u sjell në mënyrë të pasinqertë para qytetarëve.

Fare në fund, le të propozoj Iliri një tjetër formulim të kërkesës për dorëheqjen e qeverisë. Pse nuk e propozon, por sulmon LV?”, shkroi Haxhiu. /gazetametro.net

Related posts