970×90
970×90

Deda dhe Kusari tërheqin nënshkrimet, Osmani dhe Maloku ‘nënshkruajnë’ nga ShBA-ja

Deda dhe Kusari tërheqin nënshkrimet, Osmani dhe Maloku ‘nënshkruajnë’ nga ShBA-ja

Deputetët e Alternativës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, i kanë tërhequr nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur opozita për çështjen e liberalizimit të vizave.

Pas kësaj, vetëm pak minuta pas ka nisur kjo seancë, ajo është ndërprerë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputeteve të LDK-së që ndodhën për vizitë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.

Me këtë rast, Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e Kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo.

Related posts