Dhjetëra turq janë mbledhur, të premten pasdite para Konsullatës së Kosovës në New York për të protestuar kundër deportimit të shtetasve turq.
“Kosovë, ndalojë ekstradimin”, ka qenë parulla kryesore që e kanë mbajtur protestuesit në dorë.
Protestë sot ka pasur edhe para Ambasadës së Kosovës në Londër me mbishkrime ‘Lironi mësuesit tanë’.
Protesta janë organizuar edhe në Canberra të Australisë e Calgary të Kanadasë.