970×90
970×90
970×90
970×90

“Debati për Prishtinën”, Përparim Rama nivel më i lartë se Vitia

“Debati për Prishtinën”, Përparim Rama nivel më i lartë se Vitia

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës për herë të parë janë duke u përballur sonte në një debat.

Ata kanë nisur me përplasje që në fillim të debatit.

Debati mori flakë pasi Arben Vitia i Vetëvendosjes tha se Qeveria do ta ndihmojë shumë atë nëse fiton garën për Prishtinën.

“Është sekret publik dhe natyrisht që dihet që raportet e mia me qeverinë janë të një niveli tjetër. Në anën tjetër LDK-ja është një subjekt i cili tani ka një luftë politike më shumë se një luftë programore në Prishtinë, duke dashur që përmes kësaj lufte në Prishtinë të bëjë edhe opozitën karshi qeverisë që mendoj që do ta penalizojë shumë qytetarin e Prishtinës, pasi ne për 20 vjet me radhë kemi parë se si kjo lufta mes nivelit qendror dhe llokal në Prishtinë zakonisht ka qenë në kurriz të qytetarëve”.

Kjo ngjalli reagimin e Ramës i cili e pyeti se a do të thotë kjo që Qeveria nuk do ta ndihmojë atë nëse bëhet kryetar.

Rama tha se për të është shumë shqetësuese që ta dëgjojë një deklaratë të tillë.

“Për mua është shumë shqetësuese ta dëgjoj këtë që thoni, sepse unë kam ardhur nga Diaspora dhe jam këtu që 17 vjet duke u munduar me i ndihmu qeverisë, edhe Vetëvendosjes. Kam dhënë gjithë këtë kontribut për t’i ndihmuar çdo kryetari deri më tash për të mirën e qytetarëve dhe po dëgjoj se po thoni që pikërisht qeveria nuk do të më ndihmojë mua ose qytetarëve të Prishtinës nëse unë zgjidhem kryetar. Qeveria është e të gjithëve, është e votuar nga të gjithë qytetarët dhe duhet të veprojë si e tillë. Për këtë arsye kjo është shumë shqetësuese, sepse duhet të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët”..

E Vitia tha se ai ka raport tjetër me Qeverinë.

“Jo në asnjë mënyrë por dihet se raportet e mia me qeverinë jën të një niveli tjetër. LDK është një subject I cili tani ka një luftë politike më shumë se një luftëë programore në Prishtinë duke dashur që përmes kësaj lufte ta bëjë opozitën. Kjo do ta penalizojë qytetarin e Prishtinës”, tha Vitia.

Related posts