
Po vazhdon debati në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e thirrur nga LDK, ku po diskutohet për rezolutën për dialog me Serbinë, dhe ndaljen e presidentit për t’i udhëhequr bisedimet.
Debat i kohëpaskohshëm ‘i nxhehtë’ po zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit, raporton lajmi.net.
Lexo edhe:
Një i tillë ndodhi mes deputetit të Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
Pas fjalimit të Zekës, reagoi Konjufca duke e quajtur atë hajn dhe duke i përmendur ‘aferën për viza’.
Si replikë e Zekës ndaj Konjufcës ishte, “Psikopat, i sëmurë metal, budallë, hajvanë…”, kur edhe kryesuesi i seancës i ndërprenë fjalën deputetit të Nismës.