Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në debatin që po zhvillohet për demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se marrëveshja për demarkacionit duhet të ratifikohet.
Ai i është përgjigjur deputetit të VV-së, Rexhep Selimit duke i thënë se tani më nuk është koha e luftës dhe nuk ka ushtar tani.
“Rexha e dinë qysh ndrrohen kufijtë, por s’ke ushtarë me veti, lëri ato pollavra”, ka thënë Haradinaj në Kuvend.
Më pas i është përgjigjur Selimi duke i thënë se ka menduar se e ka edhe atë ushtarë ende.
“Unë kam menduar se ka ushtar hala, mos iu referoni patriotizmit si diçka negative. Nuk ka ndonjë te keqe, nëse doni ta ndryshoni hajde ta ndryshojmë pastaj ta ratifikojmë”, ka thënë Selimi.