970×90
970×90
970×90
970×90

Daut Haradinaj, Qeverisë Rama: Hiqeni taksën në Rrugën e Kombit

Daut Haradinaj, Qeverisë Rama: Hiqeni taksën në Rrugën e Kombit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kërkuar autoriteteve shqiptare ta heqin taksën në Rrugën e Kombit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në kthim nga Shqipëria ka parë se sa shumë kolonë është duke shkaktuar kjo gjë në kufi.

Sipas tij, kjo taksë është ndëshkim për popullin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri.

Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës.

Related posts