
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Demiri ishte pa Grup Parlamentar, ndërsa ulësen e deputetit e siguroi përmes koalicionit Vakat.
Ky është njoftimi i plotë i Haradinajt:
Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri.
Na priftë e mbara!