
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka pranuar një dhuratë nga familja e heroit Agim Ramadani.
Një shishe raki është dhurata me emrin Katana, sikur nofka që e mbante Agimi në luftë.
Dhuratën e ka publikuar vetë Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Pranova këtë dhuratë nga familja e heroit, Agim Ramadani.Respekt të përjetshëm për Shukrijen dhe fëmijët e Agimit, që po e ruajnë traditën”, ka shkruar Haradinaj.