Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti tani duhet të fillojë të punojë dhe ta lërë qeverisjen nga Facebook.
“Janë institucione legjitime edhe në zgjedhje e kanë marrë shumicën, edhe në Kuvend të Kosovës tash kanë përgjegjësi që po thotë edhe populli, kanë fillu edhe analistët me i thënë tash grahi punës. Le t’i grahin punës dhe ta lënë qeverisjen në Facebook se nuk është koha e qeverisjes në FB në këto rrethana. ”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se Aleanca nuk ka pasur asnjë arsye të jetë pjesë e votimit.
“Aleanca nuk e ka pas asnjë version të arsyeshëm të jetë pjesë e votimit të Presidentit”, tha ai.
Më tej ai tha se për vota që Albin Kurti, i ka siguruar nga deputetët si Adelina Grainca si dhe Albena Reshitaj, duhet ta ftoni dhe ta pyesni se si i ka arritur t’i marrë ato vota.
“Disa vota, si atë Adelina Graincën, Albena Reshitajn, duhet ta ftoni Albinin dhe ta pyetni se si arriti të i marrë votat e tyre. Unë për veti jam zënë në befasi kur e kam pa që ka votuar Albena. Kam bashkëpunuar shumë me të dhe i kemi dhënë shumë hapsirë si dhe unë kam punuar që Albena të ishte kryetare e Komisionit për Shëndetësi në legjislaturën e kaluar. Po, unë kam munguar në një mbledhje, dhe është thënë se Albena e ka bërë të ditur se duhet të votohet Presidenti dhe ka vepëurar sipas bindjes së saj”, tha Haradinaj.
“Po ajo ka vepruar kundër votuesëve të saj, e aq më keq kur ne ato vota i kemi fituar duke bër fushatë për Ramushin President. Dhe unë e them që ka qenë gabim vota e Albenës, kundër Grupit Parlamentar’, shtoi ai.