
Kiara Tito zbuloi se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim mes saj dhe Luizit. Gjithashtu tregoi edhe disa detaje të tjera rreth asaj mbrëmjeje.
Kiara: Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka…
Por, a e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme?
Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër…
Pak orë më parë është vënë re se dy mikeshat e saj kanë postuar në story një pjesë fustani nusërie dhe ne hamendësuam se është i Kiarës.
Gjithashtu Kiara e shprehu se gjëja e parë që do bëjnë pas përfundimit të BBV, është të largohen nga syri i publikut, për të kaluar kohë vetëm me njëri-tjetrin.