
Shruan: Adelina Pali
Tashmë rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme
e jetës sonë. Aty ndajmë kujtime, emocione, gëzime… por ndonjëherë edhe krijojmë një realitet që nuk përkon me ndjenjat dhe intimitetet tona. Njerëz që postojnë urime për çdo anëtar të familjes, nga daja te halla, nga tezja te nipi e mbesa, e madje edhe për të afërm që ndoshta nuk i kanë takuar prej vitesh.
Është bukur të kujtojmë një njeri të dashur.
Por a nuk është edhe më i bukur një përqafim i ngrohtë? Një vizitë e papritur? Një kafe e pirë bashkë me ta, që vlen më shumë se mijëra fjalë të shkruara online?
Mëngjeset janë më të ëmbla kur i hap derën hallës
që të pret me sytë nga rruga. Drekat janë më të bukura kur daja ulet në krye të tavolinës. Mbrëmjet janë më të ngrohta kur i kushton pak kohë tezes që ndoshta ndjen mungesën e një fjale të mirë. Dashuria nuk ka nevojë për filtra