970×90
970×90

DASH kritikon ashpër shpifjen e Vuçiqit ndaj profesorit Edward Joseph

DASH kritikon ashpër shpifjen e Vuçiqit ndaj profesorit Edward Joseph

Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi për shpifjet që ka bërë ndaj profesorit amerikan Edward Joseph. Në anën tjetër edhe mediat kritike në Serbi dhe politikanë që kritikojnë pushtetin e Vuçiqit janë cak i sulmeve.

Në një reagim në Twitter, DASH, ka thënë se taktikat e shpifjet si ndaj Joseph nuk kanë vend në shoqëritë demokratike dhe se vlerësojnë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor.

Taktikat e shpifjeve kundër qytetarëve privatë, si ato të përdorura kundër @edëardpjoseph , nuk kanë vend në shoqëritë demokratike. Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë një shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky reagim u përcoll me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Në anë tjetër, Vuçiqi kishte akuzuar profesorin amerikan se paguhet nga shqiptarë dhe se është agjent shqiptar.

Vuçiqi në televizion Prva kishte thënë se ai merr “shumë para nga lobi shqiptar”.

Mirëpo profesori amerikan reagoi menjëherë duke thënë se Vuçiqi po gënjen dhe se sipas tij kjo gjë u bë pasi siç ka shkruar Joseph me 31 dhjetor: “Se kam ekspozuar manipulimin e vazhdueshëm të Vuçiqit me SHBA-në”.

Më 30 dhjetor, presidenti @avucic pretendoi me forcë në televizionin serb se unë jam një agjent shqiptar, “duke marrë shumë para të gatshme shqiptare”, vetëm një pjesë të të cilave e raportoj si të ardhura. Për rekord, ky pretendim është plotësisht i rremë. @avucic nuk ka asnjë provë për të mbështetur akuzat e tij të rënda sepse një marrëdhënie e tillë nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë. Pikëpamjet e mia janë produkt i një duzinë vitesh në terren – në të gjitha konfliktet e #Ballkanit, përfshirë vitet e luftës. Avokimi im i politikës për Kosovën e vendos mirëqenien e serbëve të Kosovës – jo ‘kompensimin’ e Beogradit – në qendër. Statusi i harresë i Kosovës përfiton Beogradin, jo komunitetin serb të Kosovës apo trashëgiminë serbe në Kosovë, të cilat të dyja janë thelbësore për t’u ruajtur për stabilitetin rajonal. Pra, çfarë ishte ajo që goditi kaq shumë @avucic dhe ambasadorin e tij në Uashington @markodjuric, të cilët gjithashtu sulmuan mua? Se kam ekspozuar manipulimin e vazhdueshëm të Vuçiqit me SHBA-në”, kishte shkruar ndër të tjera profesori amerikan në Tëitter.

Por çfarë kishte deklaruar profesori amerikan që nxiti Vuçiqin të shpifë ndaj tij?

Profesori Joseph në një intervistë për Radio Evropa e Lirë duke folur për barrikadat në veri kishte thënë se Vuçiq “po manipulonte Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë, përveç sulmeve ndaj profesorit amerikan, në Serbi vazhdojnë të sulmohen edhe mediat që kritikojnë pushtetin.

Po ashtu edhe politikanët kritikë ndaj pushtetit të Vuçiqit shpeshherë janë pjesë e maltretimeve dhe sulmeve publike nga pushtetit atje.

Related posts