Deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë bërë një kërkesë zyrtare Kuvendit të Kosovës, përkatësisht administratës, për siç thuhet formimin e një grupi të ri parlamentar.
Siç shihet edhe në dokumentin që e posedon Telegrafi, 12 deputetët e nënshkruar kanë kërkuar që grupi parlamentar të emërtohet “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.Sipas dokumentit në fjalë, shefi i grupit parlamentar pritet të jetë Dardan Sejdiu.Ndërkohë, edhe Kuvendi i Kosovës e ka konfirmuar një kërkesë së tillë.
“Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP)”.
“Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina”.
“Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/