
Analisti Dardan Islami ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se Islami do të jetë në listën e AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Aleancës iu bashkua edhe analisti dhe publicisti, miku im Dardan Islami. Ai na nderoi gjithashtu me pjesëmarrjen e tij në listën e Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Dardanit i uroj mirëseardhje dhe suksese”, ka shkruar Haradinaj.