970×90
970×90
970×90
970×90

Danimarka në kaos, DBU iu drejtohet lojtarëve të futsalp

Danimarka në kaos, DBU iu drejtohet lojtarëve të futsalp

Danimarka është përfshirë në një kaos total në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, kompeticioni më i ri i UEFA. Futbollistët danezë janë në bisedime me drejtuesit e Federatës në lidhje me të drejtat komerciale dhe deri tanoi nuk është arritur asnjë akord. Kjo ka bërë që lojtarët të drejtuar nga mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen të rebelohen dhe të heqin dorë nga grumbullimi i tyre për ndeshjen miqësore me Sllovakinë dhe atë të Nations League ndaj Uellsit.

Mesazhi i tyre ishte i qartë; nuk do të luajnë këto dy ndeshje derisa të arrihet një marrëveshje me Federatën që është kapur në befasi duke parë edhe kohën e shkurtër që mbetet në dispozicion duke qenë se ndeshja mes Danimarkës dhe Sllovakisë do të luhet ditën e mërkurë.

Mbledhja urgjente me klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë në futbollin danez nuk dha rezultatet e pritura duke qenë se klubet nuk janë të detyruar të lejojnë futbollistët të bashkohen me kombëtaren pasi ka kaluar një farë kohë nga lista e parë. në një situatë të tillë, Federata duket se ka vendosur të gjejë zgjidhjen te futbolli i Sallave.

Sipas të përditshmes Extra Bladet, ideja është që të thirren në kombëtaren e Danimarkës disa prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Futsalës për të plotësuar skuadrën. Sipas lojtarëve ky vendim i Federatës ka qëllim që të rrisë presionin mbi ta në këto bisedime.

Related posts