
Mbrëmja e sotme në ‘Dance Albani’ ka rezultuar e mirë për aktoren Arbnora Ademaj, e cila mori gjithë vlerësimin e jurisë për performancën e javës.
Por, me sa duket, të gjithë mbështetjen dhe shtysën kryesore të Arbnorës, sonte e zbuloi Ermali. Siç tha ai, bukuroshja e talentuar është në një lidhje dashurie.
E pyetur nga Alketa Vejsiu nëse kur e sheh partnerin e saj të jetës në mes të publikut shpërqendrohet apo ndjen mbështetjen e tij, Arbnora tha se është me fat të ketë në jetë një njeri si ai.
Në ndërhyrjen e tij thumbuese, Ermali shtoi: “Një sugjerim për partnerin dhe Arbnorën, kur hani, lëshojini duart, që të hani rehat”.