970×90
970×90

Dalin pamjet e takimeve të ndara të Borrellit me Kurtin e Vuçiqin

Dalin pamjet e takimeve të ndara të Borrellit me Kurtin e Vuçiqin

 

Bashkimi Europian ka publikuar si zakonisht pamjet nga fillimi i takimeve mes ndërmjetësve Josep Borrell e Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Nikoqirët fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.

Pas këtyre takimeve, nga ora 11:00 pritet të nisë takimi trepalësh, i cili nuk u realizua në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjetaktuale.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka insistuar në zbatimin e kësaj marrëveshje pa kushte.

Related posts