970×90
970×90

Dalin pamjet e aksidentit ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë

Dalin pamjet e aksidentit ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme me pasojë pesë viktima me origjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Nga goditja e fortë, ndërruan jetë në vend të pestë të rinjtë, ndërsa u plagos lehtë shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Related posts