
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka kryer me përpikëri punën në ndeshjen e kthimit ndaj Lincoln Red Imps, duke fituar në udhëtim me rezultat 3:1, kështu duke siguruar play-offin e Ligës së Konferencës, me vetëm dy ndeshje larg grupeve të garës së tretë më të rëndësishme evropiane.
Në ndeshjen e radhës e cila pritet të zhvillohet me 24 Gusht, kundër Bate Borisov, tani kanë dal edhe biletat në shitje. Shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi i Plotë:
Të dashur tifozë,
Faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme,sikurse edhe për interesimin e jashtëzakonshëm që jeni duke e shfaqur për përballjen e parë të PlayOff-it, të datës 24 gusht 🧡
Andaj me kënaqësi ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndaj Bate Borisov, e cila zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”, mund t’i siguroni që sot.
Ato mund t’i gjeni në linkun e më poshtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Tifozët tanë XHEBRAILAT do të vendosen në tribunën Veri 🟠
Është nder e krenari për ne, që ta ndjejmë përkrahjen kaq të madhe tuajën, nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo na motivon shumë më shumë 💪
Na priftë e mbara 🖤🧡
#FCBallkani
#ForcaBallkani
#UECL