970×90
970×90

Daja i matur para ndeshjes me Baten: Nuk ka ndeshje të lehtë në Evropë

Daja i matur para ndeshjes me Baten: Nuk ka ndeshje të lehtë në Evropë

Ilir Daja, trajneri i skuadrës së Ballkanit, është shprehur i matur një ditë para ndeshjes finale ndaj Bate Borisovit, ku edhe do të përcaktohet squadra që do të kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, por për Ilir Dajën ky rezultat nuk do të thotë asgjë.

Në një intervistë të shkurtër për gazetarin Arlind Sadiku, Daja është shprehur i matur para takimit ndaj Bate Borisovit.

Tekniku shqiptar ka potencuar se akoma nuk ka përfunduar asgjë pasi është edhe një ndeshje për tu zhvilluar, madje sipas tij është më vështirë të fitosh kur ke epërsinë nga ndeshja e parë, pasi ekipi nuk ka çfarë të humbë.

“Këto ndeshje nuk janë me 90 minuta, nëse kemi bërë mirë në ndeshjen e parë nuk ka vlerë nëse nuk paraqitemi njollojë edhe në ndeshjen e dytë. Presim një kundërpërgjigje nga Bate dhe kjo e vështirëson pak punën.

Ata që e njohin futbollin e dinë se ka lëvizje gjatë një ndeshje e le më nga ndeshja në ndeshja. Kemi gjithë javën që punojmë, kemi një grup të përgjegjshëm që nuk “fluturojnë” më një rezultat pozitiv. Atë që e kemi bërë në Kosovë duhet ta ruajmë këtu”, ka thënë fillimisht Daja.

Trajneri i Ballkanit ka deklaruar se një futbollist nga formacioni i përhershëm mund të mos paraqitet nesër për shkak të një lëndimi, teksa ka dhënë lajmin e mirë për rikthimin e Qëndrim Zybës.

Daja ka dhënë një mesazh edhe për të gjithë ata që e kanë nënçmuar Ligën e Konferencës, duke potencuar se nuk ka ndeshje të lehta, teksa ka deklaruar se do të japin më të mirën për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndrkombëtare.

“Do të thosha se nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, as edhe një ndeshje miqësore, lë më të dalësh në Evropë. Ndeshje akoma më të vështirë janë ndeshjet me fitore në ndeshjen e parë, pasi ekipi humbës nuk ka asgjë për të humbur. Gjithsesi, kemi eksperiencë si grup dhe duke ndenjur me këmbë në tokë nesër do të bëjmë më të mirën për të përfaqësuar futbollin e Kosovës”, ka përfunduar Daja.

Ndeshja e kthimit mes Bate Borisovit e Ballkanit do të zhvillohet nesër në Hungari me fillim nga ora 20:00.

Ballkani është afër të kualifikohet përsëri në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, pas historisë që shkroi vitin e kaluar.

Related posts