
Për muaj të tërë në media është folur për albumin e Dafina Zeqirit, këngëtarja sot në intervistën me ‘NIN’, ka zbuluar disa detaje nga ky projekt.
Gjatë intervistës këngëtarja ka treguar se albumi do të titullohet ‘Dafine moj’ dhe pjesë e albumit do jetë edhe nëna e saj, e cila do të këndoj një këngë.
Duffy tha se albumi nuk ka një datë të saktë të publikimit, për shkak se dëshiron të jetë kompletuar në të gjitha aspektet, dhe paralajmëroi fansat edhe për disa bashkëpunime speciale.