970×90
970×90

Dafina Zeqiri reagon pasi hoqi Ledrin dhe Sarën nga Instagrami

Dafina Zeqiri reagon pasi hoqi Ledrin dhe Sarën nga Instagrami

Dafina Zeqiri ka reaguar lidhur me veprimin e saj të shumëkomentuar duke hequr nga Instagrami Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën.

Në një status në Instagram ajo shkruan se disa media gjithmonë e kanë përdorur duke shkruar keq për të për klikime. Ajo shkruan se ka vendosur tu bëjë ‘unfollow’ dhe të mbyllë marrëdhëniet me njerëz që ajo i ka respektuar, ndërkohë ata sipas saj, kanë bërë të kundërtën për vëmendje.

“Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË.”-shkruan ajo mes të tjerash.

Çfarë ka ndodhur së fundmi?

Dafina dhe Ledri kanë qenë kudo në mediat sociale këto ditët e fundit. Dhe shkak është bërë një varg i njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme. Disa shpreheshin se ishte një kopjim, të tjerë e shihnin si një ngacmim nga Dafina për publikun lidhur me romancën që ka pasur dikur me Ledrin, pati nga ata që aluduan se duke qenë se Elgiti është bashkëpunëtor te të dyja këngët mund të jetë një fjali e shkruar nga ai tek të dyja. E për të tjerë, ishte thjesht një rastësi.

E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment. Në një postim ku Dafina kishte publikuar këngën duke pyetur se cila prej pjesëve të saj u pëlqen më shumë fansave, Ledri shkroi rreshtin:

“T’i kom dhon krejt”- ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë. Por, më vonë ai e fshiu komentin, i cili tani është shpërndarë kudo.

Related posts