970×90
970×90

Dafina Zeqiri e ka gati hitin, kjo është dita kur e lanson

Dafina Zeqiri e ka gati hitin, kjo është dita kur e lanson

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në finalizim të këngës së re.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistët e famshëm ndërkombëtar: Ricky Rich dhe Dystinct.

Projekti i tyre i titulluar “Ku je ti” bëhet e ditur se do të publikohet këtë të premte (26 maj).

Foto: Screenshot/Instagram

“Këtë të premte. Ku je ti. Ya habibi unë shkoj ku je ti”, ka shkruar Zeqiri në përshkrimin e videos së shpërndarë në rrjete sociale.

Ylli i estradës shqiptare njëherësh ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi i tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Besohet se ky duet do të pëlqehet e do të pritet mirë nga publiku marrë parasysh famën që gëzojnë.

Dafina vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.

Related posts