970×90
970×90

Daçiq: Pa marrëveshjen e Brukselit, do të ishim përshëndetur përgjithmonë me Kosovën

Daçiq: Pa marrëveshjen e Brukselit, do të ishim përshëndetur përgjithmonë me Kosovën


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për Blicin serb ka thënë se ishte pikërisht Marrëveshja e Brukselit që i ktheu në lojë për Kosovën. Pa këtë marrëveshje, Daçiq thotë se do të ishin përshëndetur përgjithmonë me Kosovën, transmeton Reporteri.net.


“Me marrëveshjen e Brukselit, Serbia është kthyer në lojë kur është fjala për Kosovën. Po të mos ishte ashtu që moti do të ishim përshëndetur me Kosovën”, ka thënë Daçiq.

Ai ka folur edhe për tërheqjen e njohjeve nga disa shtete për Kosovën duke thënë se ky është një sukses i diplomacisë serbe që nuk mund të mohohet.

“Pacolli ka një problem të madh se si t’i shpjegojë popullit të tij faktin se nuk e kreu punën e tij siç duhet. Në Prishtinë dhe jo vetëm në Prishtinë, janë të shokuar sa herë që marrin një konfirmim se një anëtar i caktuar i OKB-së ka tërhequr njohjen e Kosovës dhe kjo ka ndodhur me ta, tashmë 13 herë. Ai mund të sjellë në Prishtinë këdo që dëshiron, por kjo nuk mund të mohojë faktin se 13 anëtarë të OKB-së kanë tërhequr vendimin e tyre të mëparshëm për njohjen e Kosovës”, u shpreh Daçiq.

Daçiq tutje ka thënë se Prishtina është fajtori i vetëm për bllokimin e dialogut dhe se për këtë janë në dijeni edhe Brukseli dhe Uashingtoni.

“E vetmja gjë që është e sigurt është se Aleksandar Vuçiq ishte i ekspozuar ndaj një presioni të madh. Prishtina është fajtori i vetëm për bllokadën e dialogut, taksa e tyre për mallrat serbe, krijimi i ushtrisë, refuzimi për ti certifikuar kandidatët serbë për zgjedhjet në veri, të gjitha këto “bomba” që janë vendosur në tryezën e bisedimeve. Nuk mund të vazhdojmë dialogun derisa ato të largohen dhe atmosfera për bisedime të kthehet në normalitet, për këtë qëndrim tonin janë në dijeni dhe Brukseli dhe Uashingtoni dhe kanë mirëkuptim”, u shpreh Daçiq.

I pyetur se pse më nuk po flitet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, Daçiq u shpreh se kjo është kërkesa e tyre thelbësore nga e cila kurrë nuk kanë hequr dorë.

“Kjo është kërkesa jonë më e rëndësishme dhe strategjike brenda dialogut nga e cila kurrë nuk kemi hequr dorë. Kjo është për fat të keq edhe pika e vetme nga Marrëveshja e Brukselit që deri më sot nuk është përmbushur falë Prishtinës. Deri sa të zbatohet në terren, ne nuk mund të konsiderojmë se kemi ndonjë marrëveshje ose zgjidhje”, tha ai.

Related posts