970×90
970×90

Daçiq: Nuk e japim Kosovën për karotën evropiane

Daçiq: Nuk e japim Kosovën për karotën evropiane

Serbia nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe fytyrën e vet duke pranuar “shtetin e rremë të Kosovës” për shkak të ndonjë karote evropian, ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Me rastin e deklaratës së deputetit të Bundestagut Peter Beyer nga CDU, partisë së Angela Merkel, i cili ka thënë se ka ardhur në Beograd me porosinë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE derisa de jure nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, Daçiq ka thënë se këtë çfarë ka deklaruar ai me siguri se duhet kuptuar seriozisht, sepse është zyrtar i partisë së kancelares Angela Merkel.

“Por, nëse është vërtetë ashtu, përse atëherë mbahet dialogu në Bruksel, përse ky proces i lodhshëm dhe për ne frustues, kur po dihet paraprakisht rezultati”, ka pyetur Daçiq.

Ai ka shtuar se beteja diplomatike serbe për Kosovën vetëm tash e tutje do të bëhet serioze.

Related posts