Shteti i Serbisë është duke shfrytëzuar gjitha mekanizmat e saj për të kundërshtuar pavarësinë e Republikës së Kosovës. Personi që ka marrë përsipër këtë detyrë padyshim se është ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ky i fundit gjatë një udhëtimi që kishte në një vend të Kontinentit të Zi, u sëmurë dhe kërkoi ndihmë në një Spital, transmeton Indeksonline
Kryediplomati serbë gjatë një turneu në Afrikë u alivanos për shkak të ushqimit në Burkina Faso, respektivisht mishit të dhisë që është specialitet i këtij qyteti.
Udhëtimi i tij nëpër vendet afrikane lidhet me strategjie për të zvogëluar numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën.
“Ai ndoshta humbi imunitetin. Kohët e fundit kishte një virus të fortë, madje kaloi dy ditë në shtëpi”, raportojnë mediat serbe.