970×90
970×90
970×90
970×90

Daçiq: Ndërkombëtarët po e rrejnë Vuçiqin për Kosovën

Daçiq: Ndërkombëtarët po e rrejnë Vuçiqin për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se “nuk mund të lejojmë që Serbia të tradhtojë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe nuk mund të tregtojmë me Kosovën”.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se “presidentin serb Aleksandar Vuçiq po e gënjejnë nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”.Daçiq, sipas gazetës serbe “Blic”, vuri në dukje se ai është kundër luftërave me këdo qoftë, dhe se Serbia duhet të jetojë dhe të përparojë, por që duhet ndjekur një politikë e mençur dhe e fortë, dhe se me Serbinë nuk mund të udhëhiqet politikë në të cilën i parashtrohen kushte.

“Ne kurrë nuk kemi qenë tradhtarë të këtij shteti dhe njerëzve. Ne do të japim gjithçka për Serbinë, por nuk do ta japim Serbinë për asgjë në botë”, tha Daçiç në një tubim parazgjedhor në Smederevska Pallanka, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Serbia, për shkak të interesave të saj, duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë në botë, por për shkak të hyrjes së saj në BE, ajo nuk mund t’ia kthejë shpinën dhe të sulmojë Rusinë apo Kinën.

Related posts