![Daçiq: Mora garanci nga SHBA-ja që Asociacioni duhet të formohet](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/B0545D9C-002D-4558-8485-B52D405B70F9.jpeg)
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka njoftuar se ka zhvilluar disa takime gjatë qëndrimit të tij në Washington. Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, bën të ditur se Daçiq ka zhvilluar takime edhe me Chollet dhe Escobar.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, Daçiq ka marrë sigurinë e SHBA-së se “besojnë që Asociacioni duhet të formohet” dhe se amerikanët “vlerësojnë shumë pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.
Në fotografitë e publikuara, Daçiq shihet që ia ka bërë një dhuratë emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.