
Kate, Princesha e Uellsit mbërriti për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II sot, e veshur me një fustan të krijuar për të nderuar mbretëreshën e ndjerë.
Ajo mbante një veshje tërësisht të zezë, e përshtatshme për rastin, duke i shtuar bizhuteri delikate me perla, të cilat ishin të preferuarat e mbretëreshës dhe simbolizonin lotët në epokën viktoriane.
Fustani i Kate ishte në stilin e një xhakete serioze me mëngë të gjata. Ajo gjithashtu mbante një kapele me një vel delikat rrjetë.
Princesha mbante të njëjtën varëse që zgjodhi për funeralin e Princit Philip vitin e kaluar, që dikur i përkiste Mbretëreshës.
Kjo nuk është hera e parë që Kate nderon jetën dhe trashëgiminë e mbretëreshës përmes detajeve në veshjen e saj, pasi princesha ka mbajtur disa herë perla në kujtim të mbretëreshës që nga vdekja e saj.
Po ashtu, Meghan e nderoi mbretëreshën me një palë vathë me perla dhe diamant, të dhuruara nga Mbretëresha në daljen e tyre të parë së bashku në vitin 2018.
Vathët janë një version më i vogël i vathëve të Mbretëreshës Mary që Mbretëresha Elizabeth i mbante pothuajse çdo ditë dhe të dyja palët thuhet se vinin direkt nga koleksioni personal i bizhuterive të Madhërisë së Saj.
Markle e anashkaloi velin tradicional të zisë, duke mbajtur vetëm një kapele të gjerë. Ajo veshi një fustan të zi pelerinë nga Stella McCartney, i cili dukej i njohur. Kjo për shkak se Markle veshi një version blu të fustanit në një koncert me rastin e ditëlindjes së 92-të të Mbretëreshës në Royal Albert Hall në prill të vitit 2018.
Për këtë arsye, ajo zgjodhi të vishte të njëjtin stil në ngjyën e zezë për t’i thënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës.
Përveçse perlat ishin të preferuarat e mbretëreshës, ato tradicionalisht mbahen nga anëtarët e familjes mbretërore në periudha të zisë.