970×90
970×90

Cristiano Ronaldo nuk lëshon fronin, nga futbollisti tek yjet televizive këto janë pesë fotografitë me numër rekord të “pëlqimeve” në Instagram!

Cristiano Ronaldo nuk lëshon fronin, nga futbollisti tek yjet televizive këto janë pesë fotografitë me numër rekord të “pëlqimeve” në Instagram!

“Instagram” si rrjeti social më i përdorur në botë është mjaft i rëndësishëm sidomos për të famshmit për promovimin e punës së tyre.

Ditët e sotme suksesi varet edhe nga numri i ndjekësve dhe i “Like”.

Në mesin e 5 fotografive që kanë thyer rekorde me numrin e madh të “Like” të marrura janë dy këngëtare, dy futbollistë dhe një yll televiziv.

Ai që mban primatin si personi më i ndjekur në botë është Cristiano Ronaldo, i cili ka edhe fotografinë më të pëlqyer për vitin 2021.

Fotoja e tij, për partneren Georgina Rodriguez dhe ekografinë e fëmijëve binjakë që presin ka marrë më shumë pëlqime per vitin 2021. Tridhjetë e dy milionë likes numëron fotoja e tyre e postuar vetë para dy muajve.

Foto nga dasma e yllit të popit Ariana Grande me Dalton Gomezin, e cila u zhvillua në fshehtësi të plotë mori 26.9 milionë pëlqime dhe renditet e dyta më e pëlqyera në botë.

E nëse flasim për Instagramin nuk mund të lëmë jashtë Kylie Jenner. Videoja e saj ku lajmëron shtatzëninë e dytë bëri namin dhe ka arritur 24.5 milionë likes dhe 153 milionë klikime.

Billie Eilish vetëm 20 vjeç, por një nga këngëtaret më të famshme dhe me influencë në botë. Kjo kuptohet edhe nga fakti se asaj i mjaftoi vetëm të zbulonte flokët e saj të rinj biondë në Instagram dhe të renditet e katërta me 23 milionë likes.

Pas saj vjen Lionel Messi, me nje foto në “Parc des Princes” pasi firmosi me Paris Saint-Germain. 22.1 milionë likes për argjentinasin pas largimit të bujshëm nga Barcelona dhe transferimit të papritur te parizienët.

Related posts