970×90
970×90

Cristiano Ronaldo flet për rikthmin te Manchester United: Është si një ëndërr

Cristiano Ronaldo flet për rikthmin te Manchester United: Është si një ëndërr

Cristiano Ronaldo ka reaguar për rikthimin te Manchester United përmes një postimi në Instagram, ku thotë se këtë rikthim ia ka kushtuar ish-shefit të klubit, Sir Alex Ferguson.

United ka paguar një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh për të nënshkruar me 36-vjeçarin nga Juventus, një dekadë pasi ai u largua nga klubi për t’u bashkuar me Real Madrid.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës. Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi shoh kthimin tim në Old Trafford të shpallur në të gjithë botën. Është si një ëndërr e bërë realitet, pas të gjitha herëve që luajta kundër Man. United, madje edhe si kundërshtar, kam ndjerë gjithmonë një dashuri dhe respekt të tillë nga tifozët në tribuna. Kjo është absolutisht 100% një ëndërr!

Liga ime e parë vendase, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin kombëtar portugez, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju jap fjalën time!

Unë jam këtu!

Unë jam kthyer aty ku më takon!

Le ta bëjmë edhe një herë!

PS – Sir Alex, kjo është për ju…”

Sir Alex Ferguson ishte menaxher i United gjatë periudhës së parë të Ronaldos në Old Trafford, kur ai shënoi 118 gola në 292 paraqitje, para se të largohej për në Real Madrid në vitin 2009.

Related posts