
Trajneri i Interit Antonio Conte shprehu mospajtimin me vendimin e UEFA-s Federatës Italiane të Futbollit për të zhvilliuar takimet kundër Ludogoretsit dhe Juventusit pa praninë e tifozëve.
Në prag të sfidës së dytë të raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës me skuadrën bullgare në “San Siro”, tekniku zikaltër deklaroi se ekipi ka nevojë të ketë tifozët në stadium. Për sa i përket rikthimit në fushë të kapitenit të skuadrës Samir Handanoviç, ish-trajneri i Juventusit, Çelsit dhe Italisë nuk dha përgjigje konkrete.
“Ndeshjet pa tifozë për shkak të koronavirusit në Itali – E nisim ndeshjen me rezultatin e takimit të parë. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë duke patur përqëndrimin dhe dëshirën për të fituar. Futbolli ka nevojë për tifozët, duhet të ndihet atmosfera në stadium.
Rikthimi i Handanoviçit në fushë – Nuk mund të përgjigjem sot”, përfundoi deklaratën e tij trajneri i Interit Antonio përpara sfidës kundër Ludogoretsit.
Italianët janë me një këmbë në fazën çerekfinale pasi kanë fituar takimin e parë në Bullgari me rezultatin 0-2.