Çokollata nuk është vetëm ëmbëlsirë e preferuar për ngrënie. Rëndësi të madhe ka edhe përdorimi i saj në industrinë kozmetike.
Maskat ushqyese nga çokollata për fytyrë dhe trup, kremrat e ndryshme hidrante dhe losionet, balsamet dhe buzëkuqtë (pothuajse i tërë grimi), preparatet për rrezitje dhe për kurimin e lëkurës së thatë dhe të rrudhur, depilimi me dyllë çokollate, masazhi me çokollatë të ngrohtë, trajtimet kundër celulitit dhe trajtimet për tonifikimin e lëkurës, janë hite në tërë botën, por edhe te ne.
Për shkak të përbërjes së saj të jashtëzakonshme kimike, çokollata vepron në lëkurë pothuajse në mënyrë euforike si edhe në tru. Pikërisht, endorfina, e cila e relakson trurin vepron në lëkurë në mënyrë stimuluese dhe ripërtëritëse.