970×90
970×90
970×90
970×90

Çmimi “M100 Media”, ambasadori francez uron Osmanin: I lumtur që po shoh se po njihen përpjekjet tuaja

Çmimi “M100 Media”, ambasadori francez uron Osmanin: I lumtur që po shoh se po njihen përpjekjet tuaja

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot është shprehur i lumtur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila do të nderohet me çmimin M100 Media Award në punën e saj ndaj vlerave euroatlantike, forcimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një postimi të bërë në “X”, Guerot ka thënë se është i lumtur që po sheh përpjekjet e Osmanit të njihen.

“Urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për këtë nder që do t’i jepet çmimi M100 Media Award përkrah Kryeministrit polak Donald Tusk. Liria e shprehjes dhe e shtypit është një gur themeli i demokracisë dhe drejtësisë. I lumtur që i shoh përpjekjet tuaja të njihen”, ka shkruar Guerot në “X”.

Edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka vlerësuar angazhimin e presidentes kosovare, Vjosa Osmani, ndaj vlerave të Bashkimit Evropian (BE).

“Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”, ka shkruar ambasadori gjerman të enjten gjatë ditës.

Presidenca e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e publikuar nga M100, thuhet se Presidentja Osmani: “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Ajo angazhohet për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore, përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave”.

Laureat i këtij çmimi është edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Related posts