970×90
970×90
970×90
970×90

Clark ka një porosi për Kosovën

Clark ka një porosi për Kosovën

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark po qëndron për një vizitë në Kosovë. Ai foli edhe për nevojën që të përmbyllet ndërtimi i shtetit të Kosovës, derisa paralajmëroi se ende ka kërcënime në rajonin e Ballkanit që mund ta pengojnë progresin, duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe të Perëndimit në Kosovë dhe rajon.

Gjenerali Clark po ashtu theksoi nevojën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë, në të cilën pushteti dhe liderët i shërbejnë vendit, ndërsa ndodh edhe rotacioni demokratik në qeverisje, shkruan gazetametro.net.

“Në demokraci… pritja nuk është të mbetesh në post gjithë jetën”, tha Clark, duke theksuar se për dallim nga vendet e rajonit ballkanik, po edhe të Evropës Lindore në përgjithësi, politikanët në Perëndim çojnë jetë modeste dhe nuk pasurohen nga puna në Qeveri.

Clark ka treguar se vetëm në Kosovë lejon që të thërrasin gjeneral, pasi që në vendet e tjera ai tani është duke u marrur me biznes, kështu duke qenë në pension ai nuk dëshiron që të thërrasin atje ashtu, shkruan gazetametro.net.

“Në rregull, ta vazhdojmë kështu. Por nuk e përdor këtë titull në biznes, zakonisht, ama këtu po”, tha Clark.

Ai po ashtu ka rikujtuar luftën e Kosovës dhe veprimet që sollën fushatën e bombardimeve të NATO-s, nën udhëheqjen e tij, e cila edhe solli çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe pavarësimin e Kosovës, gati dhjetë vjet pas fundit të luftës.

Clark ndonëse i pensionuar është një gjeneral amerikan me katër yje dhe karrierë superiore i cili në kohën e luftës së Kosovës ishte komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë dhe njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia./gazetametro.net.

Related posts