
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e dramatizon çështjen e targave për ta përgatitur opinionin për kompromise.
Sipas saj, ‚dramën e parë e bëri duke e pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman.
“Kurti po dramatizon çështjen e targave për te përgatitur opinionin për kompromise. Tashme te parin e beri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke ne planin franko-gjerman“, tha ajo në një shkrim në rrjetin social Facebook.