![Çka e nxiti djalin ta vrasë nënën e tij? Flasin qytetarët në Pejë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/2D8F9B06-3942-4652-812B-FACDFF633817.jpeg)
Janë zbuluar detaje të reja në vrasjen makabër që ndodhi të premtën pasdite në lagjen Kapishnicë të Pejës, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes nuk ka ndonjë zyrtar policor apo të forenzikës, raporton T7.
“Janë larguar Policia e Kosovës. Nuk ka as ekipe të Forenzikës. Nuk ka asnjë person zyrtar këtu. Policia e Kosovës ka thënë se ka mbledhur të gjiha materialet lidhur me rastin, por ende s’mund të dalin me një qëndrim”.
Ndërkaq qytetarët kanë dhënë informacione të pakonfirmuara lidhur me motivin e vrasjes.
Sipas tyre, vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e kishe akuzuar të ëmën.
I dyshuari thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi.
Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë.
“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”, ka raportuar T7.