970×90
970×90

City dhe Real Madrid, ndeshja që krijoj emocione

City dhe Real Madrid, ndeshja që krijoj emocione

Manchester City dhe Real Madrid luajtën ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, takim që përfundoi me shifrat 4-3.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Etihad’ prodhoi emocione pafund. Gjithçka do të niste në minutën e 2′ kur De Bruynne kaloi Cityn në avantazh.

Mirëpo të besuarit e Guardiolës nuk u ndalën. Në minutën e 11-të, Gabriel Jesus shënoi golin e dytë, pas një asisti të De Bruynne. Real Madrid reagoi dhe në minutën e 33-të Karim Benzema shkurtoi diferencën e golave.

Emocione do të kishte edhe në pjesën e dytë, Manchester City do të shënonte në minutën e 53′ golin e tretë me Foden, megjithatë Real Madrid reagoi shpejt sepse dy minuta më vonë Vinicius Junior do të shënonte golin e dytë për skuadrën spanjolle.

Golat nuk do të përfundonin këtu sepse Bernardo Silva do të shënonte golin e katërt për City-n, ndërkohë që Benzema do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82′

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Madrid më 4 maj, të mërkurën tjetër.

Related posts